
5. Uleni me kujdes pajisjen nga pjesa e
pasme.
6. Vendoseni elementin e përparmë
paketues prej polistireni mbi
dysheme poshtë pajisjes.
Sigurohuni që të mos
dëmtoni zorrët.
7. Hiqni mbrojtësen prej polistireni nga
pjesa e poshtme.
8. Pastroni plotësisht dhe thani
bazamentin e pajisjes.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
9. Sigurohuni që të identifikoni
përmasat dhe pozicionet e ndryshme
të pengesave të zhurmës. Referojuni
figurës:
• A (E PËRPARME) = Pjesa e
përparme e pajisjes
• B (E PASME) = Pjesa e pasme e
pajisjes
10. Hiqni shiritin ngjitës nga pengesat e
zhurmës.
11. Ngjitini katër pengesat në fund të
pajisjes.
12. Referojuni figurës. Sigurohuni që të
gjitha pengesat të jenë ngjitur mirë.
SHQIP 7