
• Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 7 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
• Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
• Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të
mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë
tjetër dyshemeje.
• Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga
qendra e autorizuar e shërbimit.
• Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
• Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
• Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse tharësja e rrobave vendoset mbi një lavatriçe,
sigurohuni të përdorni setin e duhur të montimit të
miratuar nga AEG (shikoni më shumë detaje në
kapitullin "Aksesorët - seti i montimit").
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Instalimi duhet të jetë në
përputhje me rregulloret
përkatës kombëtare.
• Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat
e transportit duke përfshirë furçën prej
gome dhe distancatorin plastik.
• Mbajini bulonat e transportit në një
vend të sigurt. Nëse pajisja do të
transportohet në të ardhmen, ata
duhet të vendosen për të bllokuar
kazanin për të parandaluar dëmtimet
e brendshme.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
www.aeg.com4