Dil ID: 1
Dil Adı: english
Dil Kodu: en5 Skinz-protective-gear Brand's Products
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



44444
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i
ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një
agjent i certifikuar shërbimi ose
nga një personeli i kualifikuar i
shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1.
Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2.
Sigurohuni që spina nuk është
shtypur apo dëmtuar nga pjesa e
pasme e pajisjes. Një prizë e
shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë
zjarr.
3.
Sigurohuni që priza e pajisjes të
jetë lehtësisht e arritshme.
4.
Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5.
Nëse priza e ushqimit është e
liruar, mos futni në të spinën e
ushqimit. Ka rrezik goditjeje
elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet ta vini në punë pajisjen
pa kapakun e llambës (nëse ka) së
brendshme.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes
kur e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart
të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të
pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë
diellit.
Llambat (nëse ka) e përdorura në këtë
pajisje janë llamba të posaçme të
zgjedhura vetëm për pajisje shtëpiake.
Ato nuk janë të përshtatshme për t'u
përdorur për ndriçim dhome.
1.3 Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi
pjesët plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe
lëng të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së
ajrit që ndodhet në murin e pasmë.
(Nëse pajisja është Pa formim bryme)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të
ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni
me përpikmëri. Këshillohuni me
udhëzimet përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda
shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë
që do të dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë
djegie nëse konsumohen direkt nga
pajisja.
1.4 Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga
priza.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
Mos përdorni objekte të mprehta për
të hequr brymën nga pajisja. Përdorni
një kruajtëse plastike.
1.5 Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna
paragrafët e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni
nëse ka dëmtime. Mos e lidhni
pajisjen nëse ajo është e dëmtuar.
Raportoni menjëherë dëmtimet e
mundshme në vendin ku keni blerë
pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të
paktën katër orë përpara se të lidhni
pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë
në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një
qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi
mungesa e tij do të shkaktonte
mbinxehje. Për të arritur ventilim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme
e produktit duhet të vendoset pas
murit për të shmangur prekjen ose
4
www.aeg.com