
Siguria e përgjithshme
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6 kg (referojuni
kapitullit "Tabela e programeve").
• Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të
kualifikuar, për të shmangur rreziqet.
• Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi) duhet të jenë
mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa)
• Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të mos
bllokohen nga tapeti.
• Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke
përdorur pajisjet e dhëna të tubave. Pajisjet e vjetra të tubave
nuk duhet të ripërdoren.
Udhëzime për sigurinë
Instalimi
• Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
• Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni
pajisjen sërish duhet ta bllokoni kazanin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Mos e instaloni ose mor e përdorni pajisjen
në vende ku temperatura është më e ulët
se 0 °C ose atje ku është e ekspozuar ndaj
kushteve atmosferike.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e pastër
e ta durojë nxehtësinë.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkulloj ajër.
• Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes
pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të
mjaftueshme.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
3
www.zanussi.com