
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
• Mos i lini kabllot që të prekin derën e pajisjes, veçanërisht kur dera është e nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip vidë të
hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në tokëzim dhe kontaktorë.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen
nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti
me gjerësi minimale 3 mm.
Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, djegiesh ose goditjeje elektrike ose shpërthimi.
• Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit nuk janë të bllokuara.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni elementet e nxehjes që gjenden në
pajisje. Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesor ose enë për
furrë.
• Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes ndërkohë që pajisja është në punë. Mund të dal
ajër i nxehtë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose për të ruajtur sende.
• Mbajeni gjithmonë të mbyllur derën e pajisjes kur pajisja është në punë.
• Hapeni me kujdes derën e pajisjes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijoj një
përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjer në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Të dhëna për sigurinë
5