
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe
përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të përhershëm.
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të reduktuara
ose mungesë përvoje dhe njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë
pajisje. Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose
kur ftohet. Pjesët e prekshme janë të nxehta.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ju rekomandojmë që ta aktivizoni.
Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisjen të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën dhe pranë strukturave të sigurta.
• Anët e pajisjes duhet të jenë pranë pajisjeve ose njësive me të njëjtën lartësi.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
4 Të dhëna për sigurinë