
• Enët e gatimit prej gize, alumini ose
enët me fund të dëmtuar mund ta
gërvishtin xhamin/qeramikën prej
xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte
kur duhet t'i vendosni në sipërfaqen e
gatimit.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
• Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni
pajisjen nga energjia elektrike.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e
duhur të hedhjes së pajisjes.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
2.6 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Hapësira e sipërfaqes së gatimit
170 mm
265 mm
170 mm
265 mm
120/175/210
mm
120/175/210
mm
145 mm
145 mm
1
1
1 1
2
1
Zona e gatimit
2
Paneli i kontrollit
www.aeg.com6