
mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i
shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë
qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje
elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i
ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një
agjent i certifikuar shërbimi ose
nga një personeli i kualifikuar i
shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1.
Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2.
Sigurohuni që spina nuk është
shtypur apo dëmtuar nga pjesa e
pasme e pajisjes. Një prizë e
shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë
zjarr.
3.
Sigurohuni që priza e pajisjes të
jetë lehtësisht e arritshme.
4.
Mos e tërhiqni spinën nga
kablloja.
5.
Nëse priza e ushqimit është e
liruar, mos futni në të spinën
elektrike. Ka rrezik goditjeje
elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet ta vini në punë pajisjen
pa kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes
kur e lëvizni atë.
• Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart
të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozimin e gjatë të
pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit.
• Llambushkat (nëse janë parashikuar) e
përdorura në këtë pajisje janë llamba
të posaçme të përzgjedhura vetëm
për përdorim në pajisje elektro-
shtëpiake. Ato nuk janë të
përshtatshme për t'u përdorur për
ndriçim dhome.
1.3 Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi
pjesët plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe
lëng të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së
ajrit që ndodhet në murin e pasmë.
(Nëse pajisja është Pa formim bryme)
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të
ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni
me përpikmëri. Këshillohuni me
udhëzimet përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda
shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë
që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë
djegie nëse konsumohen direkt nga
pajisja.
1.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues
të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë
i ngrirë. Nëse është e nevojshme,
pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi
kullues është i bllokuar, uji do të
mblidhet në fundin e pajisjes.
1.5 Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni
nëse ka dëmtime. Mos e lidhni
pajisjen nëse ajo është e dëmtuar.
Raportoni menjëherë dëmtimet e
mundshme në vendin ku keni blerë
pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
4
www.aeg.com