Dil ID: 8
Dil Adı: italy
Dil Kodu: it3tayfun Prodotti del Marchio AEG
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



3.7 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me
një sërë shinash, në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të
hapësirës, gjysmë-raftet e përparme
mund të mbështeten mbi ato të pasmet.
3.8 Vendosja e rafteve të
derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të
ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet
e dorës mund të vendosen në lartësi të
ndryshme.
3.9 Pozicionimi i kutisë rrëshqitëse
Kutia rrëshqitëse mund të vendoset në
lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
1.
ngrini raftin me kutinë rrëshqitëse
lart dhe jashtë mbajtëseve të derës
2.
hiqni kllapën mbajtëse nga drejtuesi
nën raft
3.
Bëni të kundërtën e veprimit të
mësipërm për të futur kutinë
rrëshqitëse në një lartësi të
ndryshme.
4. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
4.1 Këshilla për kursimin e
energjisë
Mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë
absolutisht të hapur më shumë se
ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës
është vendosur në përzgjedhjen më të
lartë dhe pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh,
rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ulët për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
4.2 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës;
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë;
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
10
www.aeg.com