
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara me
kusht që t'u jenë dhënë udhëzime dhe/ose të
mbikëqyrjen në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe të kuptojnë rreziqet e mundshme të
përdorimit.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes nga përdoruesi pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
– nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet
të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (Mpa)
• Ruani numrin maksimal prej 13 cilësimeve të
pozicionit.
SHQIP 3