
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
– nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet
të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (Mpa)
• Ruani numrin maksimal prej 13 cilësimeve të
pozicionit.
• Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
• Vendosini thikat dhe takëmet me maja të mprehta në
koshin e takëmeve, të drejtuara me majat poshtë ose
në pozicion horizontal.
• Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse nuk e
mbikëqyrni, për të parandaluar rrëzimin mbi të.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
• Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
SHQIP 3