
apo e dëmtuar mund të mbinxehet e
mund të shkaktojë zjarr.
3.
Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4.
Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5.
Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën e ushqimit.
Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambës (nëse ka) së
brendshme.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes
në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
• Llambat (nëse ka) e përdorura në këtë
pajisje janë llamba të posaçme të
zgjedhura vetëm për pajisje shtëpiake.
Ato nuk janë të përshtatshme për t'u
përdorur për ndriçim dhome.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit
që ndodhet në murin e pasmë. (Nëse
pajisja është Pa formim bryme)
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda shishes
dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
KUJDESI DHE PASTRIMI
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni
filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i
bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e
pajisjes.
INSTALIMI
Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse
ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse
ajo është e dëmtuar. Raportoni
menjëherë dëmtimet e mundshme në
vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë
rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen,
për t'i lejuar vajit të rrjedhë në
kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim
të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e
tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të
arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni
udhëzimet përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit
për të shmangur prekjen ose kapjen e
pjesëve të nxehta (kompresorit,
kondensatorit), e për të shmangur djegie
të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Lidheni vetëm me ujë të pijshëm (Nëse
nuk parashikohet lidhja me ujin).
SHËRBIMI
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
4
www.electrolux.com