mbi të. Shtoni perime për supë dhe ujë te
nyja e viçit. Fundi duhet mbuluar deri në
një lartësi 10 - 15 mm. Kthejeni mishin
pas 30 minutash.
• Koha në pajisje: 160 minuta
• Pozicioni i raftit: 1
2.7 Ossobuco
Përbërësit:
• 4 lugë gjelle gjalpë për të skuqur
• 4 feta nga këmba e viçit, rreth 3 - 4
cm të trasha (të prera tërthorazi me
kockën)
• 4 karota mesatare, të prera në kubikë
të vegjël
• 4 bishta selinoje, të prera në kubikë të
vegjël
• 1 kg domate të pjekura, të qëruara, të
ndara përgjysmë, që t'u jetë hequr
mesi dhe të prera në kubikë
• 1 tufë majdanoz, i larë dhe i grirë në
copa të mëdha
• 4 lugë gjelle gjalpë
• 2 lugë gjelle miell për pjesën e
sipërme
• 6 lugë gjelle vaj ulliri
• 250 ml verë e bardhë
• 250 ml lëng mishi
• 3 qepë mesatare, të qëruara dhe të
grira imët
• 3 thelpinj hudhra, të qëruar dhe të
grirë imët
• 1/2 luge çaji trumzë dhe rigon
• 2 gjethe dafine
• 2 rrënjë karafili
• kripë, piper i zi i sapo bluar
Metoda:
Shkrini 4 lugë gjalpë në tavën e pjekjes
dhe skuqni paksa perimet në të. Hiqni
perimet nga tava e pjekjes.
Lajini thelat e mishit të viçit, thajini,
marinojini dhe lyejini me miell. Shkundeni
miellin e tepërt. Ngrohni vajin e ullirit dhe
skuqini thelat në temperaturë mesatare
deri sa të skuqen në ngjyrë kafe të
hapur. Hiqeni mishin dhe derdheni vajin
e tepërt të ullirit nga tava e pjekjes.
Shuajeni lëngun e mishit në tavën e
pjekjes me 250 ml verë, vendoseni në
një tenxhere dhe lëreni të ziej për pak
kohë. Shtoni 250 ml lëng mishi së
bashku me majdanozin, trumzën, rigonin
dhe domatet e grira. Marinojeni me kripë
e piper. Pastaj lëreni deri sa të ziej
sërish.
Vendosni perimet në një tavë pjekjeje,
vendosni mishin sipër dhe hidhni salcën
mbi të. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe futeni në pajisje.
• Koha në pajisje: 120 minuta
• Pozicioni i raftit: 1
2.8 Gjoks viçi i mbushur
Përbërësit:
• 1 simite
• 1 vezë
• 200 g mish i grirë
• kripë, piper
• 1 qepë, e grirë
• majdanoz i grirë
• 1 kg mish viçi pjesë gjoksi (me prerje
si xhep në të)
• perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
• 50 g pastërma derri
• 250 ml ujë
Metoda:
Njomeni bukën në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin. Më pas përzieni vezën,
mishin e grirë, kripën, piperin, qepët dhe
majdanozin e grirë.
Marinojeni tulin e viçit (me prerjen si
xhep në mes) dhe mbusheni xhepin me
masën e përgatitur. Pastaj qepeni
hapjen.
Vendoseni mishin në tavën e pjekjes,
shtoni perimet e supës, pastërmanë dhe
ujin. Kthejeni mishin pas 30 minutash.
• Koha në pajisje: 100 minuta
• Pozicioni i raftit: 1
2.9 Qofte
Përbërësit:
• 2 simite të thara
• 1 qepë
• 3 lugë gjelle majdanoz i grirë
• 750 g mish i grirë
• 2 vezë
• kripë, piper dhe spec i kuq
• 100 g feta pastërmaje
Metoda:
4