Dil ID: 10
Dil Adı: spain
Dil Kodu: es8tayfun Productos de la Marca Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Përdorimi i furrës12
Nxehja e shpejtë
Pas zgjedhjes së një funksioni të furrës mund të parangrohet furra e zbrazët në një kohë
relativisht të shkurtër me funksionin shtesë Nxehja e shpejtë .
1 Kujdes: Gjellët për t’u përgatitur vendosini, ju lutem, vetëm atëherë në furrë kur
Nxehja e shpejtë ka mbaruar dhe furra punon në funksionin e dëshiruar.
1. Rregulloni funksionin e dëshiruar të furrës (p. sh. Nxehtësia e sipërme/e poshtme ).
Ndërroni eventualisht temperaturën e propozuar.
2. Shtypni tastin Nxehja e shpejtë . Trari pranë simbolit ndriçon.
Trarët që ndizen shpejt njëri pas tjetrit tregojnë se Nxehja e shpejtë është i aktivizuar.
Kur furra arrin në temperaturën e rregulluar, trarët e njoftuesit të nxehjes ndriçojnë, dhe
trari pranë simbolit fiket. Dëgjohet një sinjal.
Furra vazhdon tani të nxehë në funksionin e furrës dhe në temperaturë të rregulluar
paraprakisht. Tani mund të fusni gjellën në furrë.
3 Funksioni Nxehja e shpejtë mund t’u shtohet funksioneve të furrës Me ajër përreth ,
Funksioni i përgatitjes së picës , Nxehtësia e sipërme/e poshtme dhe Skuqja "infra" .
Funksionet e furrës
Për furrën keni këto funksione në dispozicion:
Funksioni i furrës Përdorimi
Me ajër përreth Për të pjekurderi tre nivele njëkohësisht.
Rregulloni temperaturat e furrës 20-40 °C më ulët se për
nxehtësi të sipërme/të poshtme.
Funksioni i
përgatitjes së picës
Për pjekje në një nivel për gjellë që kanë nevojë për një skuqje
më intensive dhe një fund kërcitës.
Rregulloni temperaturat e furrës 20-40 °C më ulët se për
nxehtësi të sipërme/të poshtme.
Nxehtësia e
sipërme/e poshtme
Për të pjekur dhe për të skuqurnjë nivel.
Skuqja "infra" Për të skuqur copa të mëdha mishi ose shpendi në një nivel.
Funksioni është edhe i përshtatshëm për të pjekur me një cipë
djathi dhe për të dhënë një faqe në furrë.
Skara me hapësi
të madhe
Për të skuqur në skarë gjellë të ulëta në sasi të mëdha dhe
për të përgatitur bukë të thekur.
Skara Për të skuqur në skarë gjellë të ulëta, që radhiten në mes të
skarës, dhe për të përgatitur bukë të thekur.
Shkrirja e akullit Për të shkrirë akullin pjesërisht dhe plotësisht nga p. sh.
torta, gjalpëbukëfruta ose gjella të tjera të ngrira.
Nxehtësia e
poshtme
Për ripjekjen e tortave me funde kërcitëse.
Pirolizë Për vetëpastrimin pirolitik të furrës. Gjatë kësaj digjen në furrë
mbetjet e pisllëkut, që mund të fshihen pas ftohjes së furrës.
Furra nxehet deri rreth 500 °C.