
3Udhëzimet për përdorim
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
Ju lutem respektoni këto udhëzime, se përndryshe anulohet e drejta e garancisë në rast
dëmesh.
Përdorimi i rregullt
• Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, emocionale ose shpirtërore ose
mungesës së eksperiencës ose mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje pa
mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
• Mbajeni pajisjen nën mbikëqyrje gjatë funksionimit.
• Ky aparat duhet të përdoret vetëm për gatimin dhe skuqjen e zakonshme shtëpiake të
gjellëve.
• Aparati nuk duhet të përdoret si sipërfaqe për punë ose për të ruajtur sende.
• Nuk lejohen modifikime ose ndryshime të aparatit.
• Lëngje të djegshme, lëndë që marrin lehtë flakë ose sende që mund të shkrihen (p.sh.
folie, plastmasëalumin) mos i vendosni ose ruani mbi aparatin ose në afërsi të tij.
Siguria për fëmijë
• Fëmijët e vegjël duhet parimisht t’i largoni nga aparati.
• Fëmijë më të mëdhenj lërini të punojnë me aparatin vetëm duke u udhëhequr dhe u
mbikëqyrë.
• Për të evituar një ndezje pa dashje nga fëmijë të vegjël dhe kafshë shtëpiake,
rekomandojmë të aktivizoni sigurimin e fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
• Montimi dhe lidhja e aparatit duhet të kryhen vetëm nga specialistë të formuar dhe të
autorizuar.
• Aparatet e integruara duhet të përdoren vetëm pas montimit në dollape dhe dërrasa
të integruara dhe të përshtatshme sipas normave.
• Në rast defektesh në aparat ose dëmtimesh në qeramikën prej xhami (thyerje, plase
ose të çara), aparati duhet të fiket dhe të shkëputet nga rrjeti i korrentit për të evituar
mundësinë e një goditjeje elektrike.
• Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë të formuar dhe të
autorizuar.
Siguria gjatë përdorimit
• Yndyrat dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë shumë shpejt. Kujdes! Rrezik djegieje!
• Rrezik djegieje! Vaji ose yndyra që shtohet më pas në tiganin e nxehur, nxehet shumë
shpejt dhe mund të kërcasë.
• Ka rrezik djegieje nga aparati në qoftë se punohet pa kujdes.
• Hiqni etiketat dhe foliet nga qeramika prej xhami.
• Kabllot nga aparate elektrike nuk duhet të kenë kontakt me sipërfaqen e nxehtë të
aparatit ose me enë të nxehta gatimi.