Dil ID: 9
Dil Adı: germany
Dil Kodu: de8tayfun Produkte der Marke Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



15Udhëzimet për montim
Udhëzimet për montim
1 Udhëzime sigurie
Kujdes! Të lexohet me çdo kusht!
Duhet të respektohen ligjet, urdhëresat, direktivat dhe normat që vlejnë në vendin e
përdorimit (rregulla sigurie, riciklimi i saktë dhe sipas rregullave etj.).
Montazhi duhet të kryhet vetëm nga një specialist.
Duhet të respektohen distancat minimale nga aparatet e tjera dhe mobiljet.
Duhet të garantohet mbrojtja nga prekja nga mobilje të tjera, për shembull sirtarët
mund të montohen drejtpërdrejt nën aparatin vetëm me një fund mbrojtës.
Hapësirat e prerjes në dërrasën e punës duhet të mbrohen nga lagështia me një material
të përshtatshëm hermetizues.
Shtuposja bën që nuk ka të çarë midis aparatit dhe dërrasës së punës.
Mos e montoni aparatin menjëherë pranë dyerve dhe nën dritare. Përndryshe, dyer dhe
dritare që hapen mund të përmbysin enë të nxehta gatimi nga furnela.
z Rrezik plagosjeje nga rryma elektrike.
Gjatë montimit dhe çmontimit pajisja nuk duhet të jetë e lidhur me tension elektrik.
Mbani parasysh skemën e lidhjes.
Respektoni rregullat e sigurimit teknik të elektroteknikës.
Siguroni mbrojtje kundër kontaktit me rrymën me anë të instalimit të duhur teknik.
Lidhja elektrike duhet të kryhet nga një specialist elektricist.
z Dëmtimet nga rryma elektrike.
Lidhjet e lira dhe jo të sakta të prizave mund të shkaktojnë tejnxehjen e terminalit.
Lidhjet e terminalit duhet të kryhen në mënyrën e duhur teknike.
Mos e tendosni kabllon.
Linja për kyçjen e këtij aparati në rrjetin elektrik ndodhet drejtpërdrejt mbi platinën.
Në qoftë se kjo linjë për kyçjen në rrjet është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet vetëm
nga një specialist i autorizuar ose nga shërbimi ynë për klientë.
Kablloja e lidhjes në rrjetin elektrik e kësaj pajisjeje duhet të jetë një kabllo elektrike e
veçantë (lloji H05BB-F T maks. 90°C ose më shumë). Ky mund të blihet te
departamenti i shërbimit për klientët.
Në instalimin elektrik duhet të parashikohet një mundësi për ta ndarë aparatin nga rrjeti
me gjerësinë e hapjes së kontaktit prej së paku 3 mm me të gjitha polet.
Pajisje të përshtatshme ndarjeje janë p.sh. çelësa LS, siguresa (siguresat me vidha duhet
të hiqen nga xokola), çelësa FI dhe shigjetarë.