
11Këshilla për gatimin me tiganin Wok
3 Ena e gatimit mund të krijojë zhurma gjatë kohës së përdorimit në zonat e gatimit me
induksion. Këto zhurma nuk janë defekte të pajisjes dhe funksioni nuk ndikohet fare nga
këto zhurma.
1 Një përdorim i sigurt i pajisjes sipas standardit EN60335, realizohet vetëm nëpërmjet
tiganit Wok të dërguar me pajisjen. Enët e gatimit me fund të sheshtë nuk duhet të
përdoren.
Llojet e gatimit në tiganin Wok
Skuqje me përzierje
• Tigani Wok duhet lyer me vaj.
• Përbërësit e prerë në copa të vogla, përfshirë salcën dhe erëzat, do të skuqen shumë
shpejt me nxehtësi të madhe dhe duhen trazuar vazhdimisht.
• Falë kohës shumë të shkurtër të gatimit, përbërësit do të jenë gati shumë shpejt.
• Filloni me elementet që kërkojnë kohën më të gjatë të gatimit.
• Mënyrë gatimi shumë e shëndetshme.
• Perimet ruajnë shijen dhe ngjyrën e tyre dhe mbeten shumë të freskëta.
• Copat e mishit mbeten të buta.
Skuqje
• Humbje temperature shumë e vogël.
• Konsum i ulët i vajit.
• Falë temperaturës konstante, ushqimi që skuqet thith pak yndyrë.
• Mishi, peshku, patatet, perimet etj. ruajnë një ngjyrë dhe kore të njëtrajtshme dhe,
nëpërmjet kësaj, shije tipike.
• Përdorni yndyrë të përshtatshme vetëm për skuqjen.
Vlim / Rrahje
• Proces gatimi shumë ekonomik.
• Tigani Wok për gatim me induksion përshtatet shumë mirë.
• Forma e harkuar e tiganit Wok përshtatet shkëlqyeshëm për rrahjen e ajkës,
zabaljones, salcave të gjalpit, masave të biskotave ose të parfesë, pa banjë me ujë, nga
65°C deri në 80°C.
Vlim / Zierje
• Vlim: gatim në pikën e vlimit (me bulëzim), p.sh. makarona.
• Zierje: gatim pothuajse nën pikën e vlimit (pa bulëzim), p.sh. topa brumi.
Zbutje në avull
• Gatim me lëngun e vet, sipas rastit duke i shtuar pak yndyrë dhe ujë.
• Ushqimet e pasura me lagështirë, si perimet, peshku dhe frutat gatuajini me kapak të
vendosur dhe nxehtësi të ulët që ruani aromat e tyre.
Gatimi me avull
• Mënyrë gatimi shumë ekonomike
• Përmbajtja e vlerave ushqyese dhe ngjyra e ushqimeve mbeten shumë të mira.