
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit për zëvendësimin e zorrës së
hyrjes së ujit.
1.3 Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në
shtëpi dhe për përdorime të ngjashme,
si p.sh.:
– Zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune
–Ferma
– Nga klientët në hotele, motele dhe
ambiente të tjera banimi
– Në ambiente me fjetje dhe mëngjes.
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje
elektrike ose zjarri.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Vendosini thikat dhe takëmet me maja
të mprehta në koshin e takëmeve, të
drejtuara me majat poshtë ose në
pozicion horizontal.
• Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse
nuk e mbikëqyrni, për të parandaluar
rrëzimin mbi të.
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën
e hapur.
• Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e
sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani
me të.
• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
ketë përfunduar programi. Mbi enë
mund të ketë mbetur detergjent.
• Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë
kur hapni derën gjatë kohës që një
program larjeje është në punë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
1.4 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes të
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
4
www.electrolux.com