
1.2 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg, përveçse kur mbahen nën monitorim të
vazhdueshëm.
• Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
• Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Mos e lëvizni pajisjen pa e shkëputur
atë nga rrjeti elektrik.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
• Vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe
Irlanda. Kjo pajisje është e pajisur me
një spinë 13 A. Nëse ju duhet ta
ndërroni siguresën e spinës, përdorni
www.electrolux.com4