
ELX WET 2008_2009_masterCMYK_XP7_notalk.qxp:ELX WET 2008_2009_ma#BE40B9.qxp 23.9.2008 12:22 Page 5
Jeta moderne është plot tension.
Ka shumë gjëra për të bërë.Eshtë familja, miqtë dhe karriera.Janë filmat, teatri, koncertet dhe
galeritë ose ndoshta po lexoni libra ose frekuentoni palestrën.Si do ta gjeni kohën për të gjitha
gjërat që dëshironi të bëni? Te Electrolux ne kemi zgjidhjen nëse koha është problem për
ju.Makinat tona larëse janë aty për tju bërë jetën më të lehtë në mënyrë që ju të keni kohë për
gjërat që ju dëshironi vërtetë.Ne po mendonim për ju kur i realizuam ato.
Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë makinash larëse që i përshtaten nevojave dhe kërkesave tua-
ja.Ka makina larëse me hapje frontale me kapacitet 8 kg dhe shpejtësi centrifuge deri në 1400
rpm.Nëse hapësira është e kufizuar për ju,atëherë ne kemi një alternative të mrekullueshme.
Një makinë larëse me 45 cm thellësi ose me hapje nga sipër që është vetëm 40 cm e gjerë
dhe ju mund ta vendosni atë në çdo vend.
Time Manager –ju vendos ju në kontroll të kohës suaj.
Për ata që kërkojnë më shumë kohë për vete, ne kemi funksionin e menaxhimit të kohës në
makinat Electrolux. Ky funksion, ju lejon të vendosni ju për kohëzgjatjen e larjes së rrobave
dhe jo makinën. Ekrani LCD ju informon për mënyrën se si mund të lahen rrobat tuaja, thjesht
zgjidhni temperaturën, kohën dhe shtypni start.
Po mendonim që me të vërtetë është kaq e lehtë!
Vendosni kohën tuaj të larjes