Dil ID: 13
Dil Adı: romaina
Dil Kodu: ro8tayfun Produsele mărcii Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



37Pastrimi dhe kujdesi
Xhami i derës me rrëshqitje të furrës
Dera e furrës është e pajisur me katër fleta xhami të montuara njëra pas tjetrës. Xhamat
e brendshëm mund të hiqen që të pastrohen.
3 Hiqeni xhamat e derës së furrës vetëm me derën të nxjerrë nga menteshat e saj.
1 Kujdes! Nga përdorimi i forcës, para së gjithash në skajet e xhamit të përparmë, mund të
thyhet xhami.
Çmontimi i xhamave të derës me rrëshqitje të furrës
1. Nxirrni derën e furrës nga menteshat e saj dhe pastaj vendoseni me dorezën të drejtuar
nga poshtë mbi një shtresë të butë dhe të rrafshët.
2. Kapeni mbulesën e derës(B) në pjesën e
sipërme të derës nga të dyja cepat dhe shtypni
për nga brenda për të liruar kapëset
mbërthyese. Pas kësaj, hiqni kapakun e derës.
3. Kapni veshjet anësore në të dyja anët. Tërhiqini
me pak forcë në drejtim të dorezës së derës.
Veshjet anësore dalin nga kanali udhëzues dhe
mund të hiqen. Hiqini veshjet anësore në të
dyja anët.
4. Xhamat e derës së furrës duhen ngritur
vetëm pak. Mbështetini një nga një në skajin e
sipërm dhe nxirrini nga kanali udhëzues.
Pastrimi i xhamave të derës me rrëshqitje të furrës
Pastrojini mirë xhamat e derës me ujë të ngrohtë me detergjent. Pastaj thajini me kujdes.