Dil ID: 13
Dil Adı: romaina
Dil Kodu: ro8tayfun Produsele mărcii Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



23Përdorime, tabela dhe këshilla
3 Kur përdoret gjellë e ngrirë, tepsitë mund të deformohen gjatë procesit të gatitjes. Kjo
vjen nga ndryshimi i madh midis temperaturës së gjellës së ngrirë dhe temperaturës së
furrës. Pas ftohjes së tepsive, deformimi normalizohet përsëri.
Udhëzime për tabelat e pjekjes
Tek tabelat do të gjeni të dhënat e nevojshme për temperaturat, kohët e përgatitjes dhe
nivelet e vendosjes për disa lloje ushqimesh.
Temperaturat dhe kohët e pjekjes janë vlera të përafërta, të cilat varen nga përbërja e
brumit, nga sasia dhe nga ena e pjekjes.
Ne ju këshillojmë që herën e parë të vendosni vlerën e vogël të temperaturës dhe
pastaj, nëse nevojitet, p.sh. kur doni një skuqje më të fortë ose kur koha e pjekjes zgjat
shumë, të vendosni një temperaturë më të lartë.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë, orientohuni sipas një ushqimi të
ngjashëm me të.
Kur piqen ëmbëlsira në tava ose në forma në disa nivele, koha e pjekjes mund të jetë
10-15 minuta më e gjatë.
Ushqimet me shumë lagështirë (p.sh. picat, ëmbëlsirat me fruta etj.) do të përgatiten
në një nivel.
Ndryshimet në lartësinë e ushqimeve që do të piqen, në fillim të procesit të pjekjes,
mund të çojnë në skuqje të ndryshme të sipërfaqes. Në këtë rast, ju lutemi të mos
ndërroni përcaktimin e temperaturës. Ndryshimet e skuqjes kompensohen gjatë
procesit të pjekjes.
Furra juaj e re mund të ketë një mënyrë tjetër në pjekje në krahasim me pajisjen tuaj të
deritanishme. Prandaj, përshtatini parametrat e duhur (temperaturën, kohët e
përgatitjes) dhe nivelet e pjekjes sipas këshillave në tabelat pasuese.
2 Në rastin e kohëve të gjata të pjekjes, ju mund ta fikni furrën rreth 10 minuta përpara
përfundimit të kohës së pjekjes në mënyrë që të shfrytëzoni nxehtësinë pas fikjes së
furrës.
Nëse nuk këshillohet ndryshe, tabelat vlejnë për fillimin e gatimit me furrë të ftohtë.
Tabela e pjekjes
Pjekja në një nivel
Lloji i
ëmbëlsirës
Funksioni i furrës Niveli
Temperatura
°C
Kohëzgjatja
orë: min.
Ëmbëlsira në forma
Tortë në sahan ose çanak Me ajër përreth 1 150-160 0:50-1:10
Pandespanje/Tortë trazimi
me rrush të thatë
Me ajër përreth 1 140-160 1:10-1:30
Tortë biskotash Me ajër përreth 1 140 0:25-0:40
Tortë biskotash Nxehtësia e
sipërme/e
poshtme
1 160 0:25-0:40