
Garancia/Shërbimi i klientëve36
Garancia/Shërbimi i klientëve
Garancia Europiane
Pajisja është e garantuar nga Electrolux në secilin nga shtetet e listuar në pjesën e pasme të këtij udhëzuesi
përdorimi, për periudhat e specifikuara në garancinë e pajisjes apo nga ligji. Nëse transferoheni në një shtet
tjetër ndër shtetet e listuar, garancia e pajisjes do të vlejë sipas specifikimeve të mëposhtme:
•
Garancia e pajisjes fillon nga data që keni blerë pajisjen, datë kjo që mund të provohet nga një dokument
blerjeje, i lëshuar nga shitësi i pajisjes.
•
Garancia e pajisjes është e vlefshme për të njëjtën periudhë dhe të njëjtin qëllim përdorimi, si dhe mbulon
pjesët e blera, në vendin e ri të qëndrimit tuaj, për këtë model të veçantë apo grup pajisjesh.
•
Garancia e pajisjes është personale vetëm për blerësin origjinal të pajisjes dhe nuk mund t'i kalojë një
përdoruesi tjetër.
•
Pajisja është instaluar dhe vënë në përdorim në përputhje me udhëzimet e lëshuara nga Electrolux dhe
është përshtatur vetëm për përdorim shtëpiak dhe jo për përdorim komercial.
•
Pajisja është instaluar në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi të shtetit tuaj të ri të banimit.
Dispozitat e kësaj Garancie Europiane nuk bien ndesh me asnjë nga të drejtat e garantuara nga ligji.