PASTRIMI I FILTRIT TË COPËZAVE.
Ne rekomandojmë pastrimin e filtrit të copëzave 5 ose 6 herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit “5E.”
(Referojuni “Shkarkimi i makinës larëse në një rast urgjent” në faqen e mëparshme.)
1. Hapni mbulesën e filtrit duke përdorur një monedhë ose një
çelës.
2. Hiqni mbulesën e shkarkimit në rast urgjent duke e kthyer
atë majtas dhe shkarkoni të gjithë ujin.
3. Hiqni mbulesën e filtrit të copëzave.
4. Pastroni çdo pluhur dhe materiale të tjera nga filtri i
copëzave. Sigurohuni se helika e pompës së shkarkimit
pas filtrit të copëzave nuk është e bllokuar.
5. Rivendosni kapakun e filtrit të copëzave.
6. Rivendosni mbulesën e filtrit.
PASTRIMI I RRJETËS SË FILTRIT TË TUBIT TË UJIT
Ju duhet t’a pastroni rrjetën e filtrit të tubit të ujit të paktën një herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit
“4E:”
1. Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.
2. Lironi tubin nga pjesa e prapme e makinës larëse. Për të parandaluar rrjedhjen e ujit për
shkak të presionit të ajrit në tub, mbulojeni tubin me një copë rrobe.
3. Tërhiqni ngadalë rrjetën e filtrit nga skaji i tubit duke përdorur një palë pinca dhe shpëlajeni
atë me ujë derisa të pastrohet. Gjithashtu pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të
lidhësit të rrjetës.
4. Shtyjeni filtrin në vendin e tij.
5. Shtëngojeni tubin përsëri në makinën larëse.
6. Sigurohuni se nga lidhjet nuk rrjedh ujë dhe hapni rubinetin.
Mbulesa e filtrit
të copëzave