Dil ID: 10
Dil Adı: spain
Dil Kodu: es8tayfun Productos de la Marca Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



KUJDES
Ju lutemi që t'i vendosni në furrë ushqimet që do të gatuani, pasi të ketë përfunduar procesi
i nxehjes së shpejtë dhe kur furra është duke punuar në funksionin që ju dëshironi.
1. Vendosni funksionin e furrësju dëshironi. Nëse nevojitet, ndërroni temperaturën e
propozuar.
2. Shtypni butonin e nxehjes së shpejtë
. Simboli ndriçon. Shiritat që vezullojnë njëri
pas tjetrit tregojnë që nxehja e shpejtë është në funksionim.
Kur arrihet temperatura e vendosur, shiritat e treguesit të nxehtësisë ndriçojnë. Tingëllon
një sinjal. Simboli
fiket.
Tani furra vazhdon të nxehë në funksionin dhe në temperaturën e vendosur më parë nga
ju. Tani ju mund ta fusni në furrë ushqimin që do të gatuani.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Gatim me avull
Për perime, patate, oriz, prodhime brumi ose garnitura të
tjera.
Gatim me intervale
Për pjekjen, skuqjen dhe ngrohjen e ushqimeve të ftohta
ose të ngrira.
Gatim me ajër të
nxehtë me fryrje
Për skuqje dhe pjekje njëkohësisht deri në dy nivele .
Pjekje me ajër të
nxehtë
Për pjekje të copave të mëdha të mishit ose të shpendëve,
në një nivel. Funksioni është gjithashtu i përshtatshëm
edhe për tharje dhe skuqje të sipërfaqes .
Pjekje në skarë Për pjekje në skarë të ushqimeve që nuk janë të larta dhe
për thekje të bukës .
Shkrirje/tharje Për shkrirjen dhe për tharjen e bimëve, frutave ose
perimeve.
Gatim me
temperatura të ulëta
Për përgatitjen veçanërisht të mishit të njomë dhe me lëng.
Gatim me ajër të
nxehtë të lagësht
Për pjekjen dhe gatimin e shumicës së ëmbëlsirave të thata,
duke kursyer energji, si edhe për pjekjen në një nivel të
tavave me shtresa.
Vendosja e skarës dhe e tavës
Sigurimi kundër tërheqjes së plotë dhe sigurimi kundër përmbysjes
Si sigurim kundër tërheqjes së plotë, të gjitha pjesët që futen me rrëshqitje në furrë, kanë
në anën e djathtë dhe të majtë një harkim të vogël nga poshtë.
Futini në furrë pjesët me rrëshqitje gjithmonë në mënyrë të tillë që ky harkim të jetë mbrapa,
në zonën e pjekjes. Ky harkim është gjithashtu i rëndësishëm edhe për sigurimin e këtyre
pjesëve kundër përmbysjes.
Përdorimi i furrës
11