Dil ID: 9
Dil Adı: germany
Dil Kodu: de8tayfun Produkte der Marke Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Bllokimi për fëmijët
Sapo aktivizohet bllokimi për fëmijët, pajisja nuk mund të vendoset më në punë.
Aktivizimi i bllokimit për fëmijët
1. Nëse nevojitet, fikeni pajisjen me butonin
e ndezjes/fikjes . Nuk lejohet që të jetë
zgjedhur asnjë funksion i furrës.
2. Mbani njëkohësisht të shtypur butonin e
programeve të pjekjes
dhe butonin
derisa në fushën e treguesve të shfaqet
"SAFE".
Tani bllokimi për fëmijët është i aktivizuar.
Çaktivizimi i bllokimit për fëmijët
1. Nëse nevojitet, fikeni pajisjen me butonin
e ndezjes/fikjes
.
2. Mbani njëkohësisht të shtypur butonin e programeve të pjekjes
dhe butonin
derisa "SAFE" të fshihet nga fusha e treguesve.
Tani bllokimi për fëmijët është i çaktivizuar dhe pajisja është përsëri gati për përdorim.
Tingulli i butonave
Çaktivizimi i tingullit të butonave
1. Nëse nevojitet, fikeni pajisjen me butonin
e ndezjes/fikjes
.
2. Mbani njëkohësisht të shtypur butonin
dhe butonin derisa të tingëllojë një
sinjal (rreth 2 sekonda).
Tani tingulli i butonave është i çaktivizuar.
Aktivizimi i tingullit të butonave
Mbani njëkohësisht të shtypur butonin
dhe
butonin
derisa të tingëllojë një sinjal (rreth
2 sekonda).
Tani tingulli i butonave është i aktivizuar
përsëri.
Fikja automatike e furrës
Nëse furra nuk fiket pas një kohe të caktuar ose temperatura nuk ndërrohet, atëherë ajo
do të fiket automatikisht vetë.
Në treguesin e temperaturës vezullon temperatura e vendosur e fundit.
Furra do të fiket vetë në një temperaturë të saj prej:
30 - 120°C pas 12,5 orësh
120 - 200°C pas 8,5 orësh
200 - 230°C pas 5,5 orësh
Në fushën e treguesve afishohet fjala OFF .
Vënia në punë pas fikjes automatike
Fikeni furrën plotësisht. Pastaj ajo mund të vihet përsëri në punë.
Përdorimi i furrës
21