Dil ID: 9
Dil Adı: germany
Dil Kodu: de8tayfun Produkte der Marke Rigid Industries
Dünyanın En Büyük
Elektronik Bilgi Kütüphanesi



Ndriçimi i i ekranit
Ka dy modalitete për ndriçimin e ekranit:
Ndriçimi i natës - mes orës 22:00 dhe 06:00:00 ekrani ul shkëlqimin e tij kur pajisja është
e fikur.
Ndriçimi i ditës:
kur pajisja është e ndezur;
nëse prekni një nga fushat sensore gjatë ndriçimit të natës (përveç butonit të fikjes/
ndezjes), ekrani kthehet në modalitetin e ndriçimit të ditës për 10 sekondat e tjera;
nëse pajisja është e fikur dhe vendosni treguesin e minutave. Kur përfundon funksioni
i treguesit të minutave, ekrani kthehet në ndriçimin e natës;
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori ftohës aktivizohet automatikisht për t’i mbajtur
sipërfaqet e pajisjes të ftohta. Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i ftohjes mund të
vazhdojë të punojë derisa të ftohet pajisja.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për sigurinë"
Shënime për pastrimin:
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe agjent
pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike përdorni agjent të zakonshëm pastrimi
Pastrojeni furrën nga brenda pas çdo përdorimi. Në këtë mënyrë mund të pastroni
ndotjet më lehtë e të mos i lejoni të digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues të posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët e furrës (me një cohë të butë me ujë të ngrohtë dhe lëndë
pastrimi) pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i pastroni duke përdorur lëndë agresive, sende me
cepa të mprehta ose në enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë dëmtime veshjes së pajisjes.
Pastrimi i guarnicionit të derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin e derës. Guarnicioni i derës është vendosur përgjatë
kornizës së derës së furrës. Mos e përdorni pajisjen nëse guarnicioni i derës është
dëmtuar. Kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës shikoni informacionin e përgjithshëm rreth pastrimit.
Shinat teleskopike të rafteve
Ju mund t'i hiqni shinat teleskopike për të pastruar muret anësore.
22 Kujdesi dhe pastrimi