
2. Vendoseni raftin e furrës mbi shinat
teleskopike e më pas shtyjini ato me
kujdes brenda pajisjes.
Sigurohuni që shinat teleskopike t'i fusni
brenda plotësisht në pajisje përpara se të
mbyllni derën e furrës.
KUJDES
Mos i pastroni shinat teleskopike në enëlarëse.
Mos i lubrifikoni shinat teleskopike.
FUNKSIONET SHTESË
Siguria për fëmijët
Pajisja nuk mund të aktivizohet kur është aktivizuar mekanizmi i sigurisë së fëmijëve.
Aktivizimi/çaktivizimi i mekanizmit të sigurisë së fëmijëve:
1. Çaktivizoni pajisjen
. Mos vendosni asnjë funksion të furrës.
2. Prekni dhe mbani prekur
dhe njëkohësisht për minimumi 2 sekonda.
3. Do të dëgjohet një sinjal akustik.
SAFE ndizet në ekran kur prekni një buton.
Nëse furra ka funksionin e pastrimit pirolitik, dera bllokohet.
Bllokimi i butonave
Bllokimi i butonave parandalon ndryshimin pa dashje të funksioneve të furrës.
Bllokimi i butonave mund të aktivizohet vetëm kur pajisja është në punë.
Aktivizoni bllokimin e butonave.
1. Nëse është e nevojshme, aktivizoni pajisjen.
2. Vendosni parametrat e nevojshëm.
3. Prekni dhe mbani prekur
dhe njëkohësisht.
Loc ndizet në ekran. Bllokimi i butonave është aktivizuar.
Për të çaktivizuar bllokimin e butonave, prekni dhe mbani prekur dhe njëkohësisht.
Bllokimi i butonave nuk parandalon që ju ta çaktivizoni pa dashje pajisjen. Nëse çaktivizoni
pajisjen, çaktivizohet funksioni i bllokimit të butonave.
Menyja e parametrave
Menyja e parametrave ju lejon të shtoni ose të hiqni funksione nga menyja kryesore (për
shembull: mund të shtoni ose të hiqni treguesin e nxehtësisë së brendshme). Menyja e
parametrave ka maksimumi tetë parametra (nga SET1 deri SET7). Numri i parametrave është
°C
20 Funksionet shtesë